Habit aktori i famshëm pas divorcit: Nuk kam as shtëpi tani, jetoj në rrugë

8 months ago 50
Reklamë

Aktori me famë botërore Jason Momoa ka habitur të gjithë pasi zbuloi se po jeton në rrugë pas divorcit të tij nga Lisa Bonet.

“Vëlla, unë nuk kam as shtëpi tani. Unë jetoj në rrugë”, tha ai për “Entertainment Tonight” të mërkurën.

Ylli i “Aquaman” sqaroi se është duke punuar në serialin dokumentar “On the Roam”, i cili pason takimet e tij me zejtarë, muzikantë dhe sportistë teksa udhëton nëpër Amerikë. Ata bëjnë art duke përdorur gjëra të tilla si biçikleta shekullore, instrumente, helikopterë dhe shumë sende të tjera të pazakonta.

“Pra, jam në Zelandën e Re për të filluar realizimin e filmit ‘Minecraft’. Shpresoj që të gjithë ta pëlqejnë. Unë jam gjithmonë në këto vende të çuditshme”. Do të më gjeni në rrugë, kudo. Kjo ndodh gjatë gjithë kohës. Njerëzit më shohin rastësisht dhe thonë çfarë dreqin po bën në qytetin tonë? Më pëlqen ideja për të qenë thjesht me njerëzit e zakonshëm dhe të bëj zanatin tim, që janë xhirimet dhe më pas t’i ndaj ato me njerëzit”, tha 44-vjeçari në një intervistë për “Entertainment Tonight”.

Jason Momoa dhe aktorja Lisa Bonet i kanë dhënë fund marrëdhënies. Divorci quhet “i pakontestueshëm”, që do të thotë se asnjëra palë nuk ka ndërmend ta kundërshtojë atë në gjykatë. Siç është raportuar më parë, 56-vjeçarja bëri kërkesë për divorc nga Momoa pothuajse dy vjet pasi njoftuan ndarjen e tyre. Aktorja kërkoi që të ndajnë me aktorin kujdestarinë e përbashkët fizike dhe ligjore të dy fëmijëve të tyre, Lola dhe Nakoa-Wolf. Ajo gjithashtu renditi datën e ndarjes si 7 tetor 2020, pothuajse 18 muaj para se të zbulonin publikisht se nuk ishin më bashkë.

Read Entire Article