Hafizi “godet” Tetovën: Stop euforisë, ti nuk ke lojtarët më të mirë në botë

6 months ago 35
Reklamë

Ish-trajneri i kombëtares, Astrit Hafizi i ka dhënë një “shuplakë” trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova.

I ftuar në “Studio Sport” të moderatores Vilma Masha në Vizion plus, Hafizi tha se nuk i ka pëlqyer aspak deklarata e Tetovës se ai ka skuadrën më të mirë.

Sipas tij Tetova akoma nuk ka bërë një analizë për atë humbje 5-0 që Egnatia pësoi në Rrogozhinë përballë Tiranës.

Ai thotë që unë kam skuadrën më të mirë. Unë them që nuk i ke më të mirët. Ka skuarda që i kanë më të mirë se ti, ke përfutuar nga gabimet e të tjerëve. Ke bërë humbjen më të thellë 5-0 me Tiranën në fushën tënde, si e justifikon këtë. 5-0 humb një skuadër nga fundi. Nuk i ke parë me kujdes gabimet. Pra edhe ti paske mundësi me shkuar në fund. Kjo thënie mu duke nxituar”, tha Hafizi.

Read Entire Article