Ish-trajneri i kombëtares, sot specialist futbolli, Astrit Hafizi, ndërsa ishte i ftuar në “Studiosport” në Vizion Plus të moderuar nga Vilma Masha ka shpërthtyer ndaj presidentëve të klubeve shqiptare.
Sipas tij në Shqipëri ka presidentë klubesh që nuk kuptojnë fare nga futbolli dhe shkarkojnë dhe emërojnë trajnerë sipas qejfit.
Ndërsa shtoi se më të rrezikshëm akoma janë njerëzit që rrethojnë presidentin, pasi ata shpesh vendosin për farin e trajnerit.
“Unë mendoj se dhe ne si trajnerë kemi gabim. S’kam ça i bëj presidentit, aq është i informuar, aq di nga futbolli. Kanë një grup njerëzish majtas-djathtas që janë më të rrezikshëm, këta e çojnë në eiltë trajnerin ose e largojnë”, tha Hafizi.