Ish-trajneri i kombëtares Astrit Hafizi i ftuar në “Studio Sport” të moderatores Vilma Masha në Vizion Plus, ka hedhur akuza të forta mbi VAR-in.
Ai tha se VAR u mirëprit nga të gjithë pasi mendohej se po vendoste drejtësi, por sëfundmi po rezulton e kundërta.
Hafizi tha se jo vetëm në Shqipëri por ehd enë kampionate të tjera VAR po deformon rezultatet.
“Këto sherre kanë qenë edhe kur ska qenë kjo katërshe. Po bëhen disa ngjarje që me VAR, shumë gjëra po ndodhin. VAR shyqyr që u vu, më mirë presim 3-4 minuta sa të vendoset. Por për çudi VAR-i po bëhet element kryesor për t’i humbur ndeshjet apo fituar, unë se kuptoj në disa raste si jepen golat apo penalltitë”, tha Hafizi.