Hailey dhe Justin zbuluan se do të bëhen prindër së shpejti, nëna e tij mezi e paska pritur këtë moment

4 months ago 19
Reklamë

Nëna e Justin Bieber, Pattie Mallette, është më shumë se e emocionuar që do të bëhet gjyshe.

49-vjeçarja postoi një video në Instagram të enjten, disa orë pasi djali i saj dhe gruaja e tij, Hailey Bieber, njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Lexo edhe :

Related Posts

“Mezi e kam pritur këtë ditë dhe tani që ata e kanë ndarë lajmin, më në fund mund ta festoj me ju”, tha Mallettte. “O zot, unë do të bëhem gjyshe. Oh Zoti im!”

Ajo vazhdoi: Justin dhe Hailey, ju do të jeni prindërit më të mirë dhe unë jam shumë e emocionuar. Oh Zoti im. Lavdëroni Zotin.

Pattie gjithashtu ka uruar çiftin në mbishkrim, duke u thënë fansave të saj se “zemra e saj është kaq e mbushur”.

“Çfarë aventure e re emocionuese”, ka shkruar ajo. “Të dua shumë!”

Biebers, të cilët u martuan në 2018, njoftuan lajmin e lumtur të enjten, më 9 maj, pasi rikonfirmuan dashurinë e tyre për njëri-tjetrin gjatë një ceremonie të rinovimit të betimeve në Hawaii.

Read Entire Article