Harris tregon objektivat nëse fiton: Reagim i ashpër për emigrimin e paligjshëm, vijim i mbështetjes për Izraelin

2 months ago 24

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, u zotua për një qasje më të ashpër ndaj migrimit përgjatë kufirit jugor të SHBA-së dhe tha se nuk do ti ndalojë armët për Izraelin.

Deklaratat Harris i bëri në intervistën e saj të parë si kandidate e Partisë Demokratike për Presidente e SHBA.

Parimet e mia rreth asaj që duhet të bëjmë për të siguruar kufirin tonë – nuk kanë ndryshuar. Kam shërbyer dy mandate si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë duke ndjekur penalisht organizata kriminale transnacionale, shkelësit e ligjeve amerikane, që kanë kryer trafik të paligjshëm të armëve, drogës dhe qenieve njerëzore përtej kufirit tonë, dhe parimet e mia nuk kanë ndryshuar”, tha Harris.

Harris foli gjithashtu mbi mundësinë e futjes së një republikani në kabinet nëse do të zgjidhet, duke thënë se dëshironte një larmi mendimesh.

Mendoj se është e rëndësishme të kemi në tryezë kur merren disa nga vendimet më të rëndësishme, njerëz që kanë pikëpamje e përvoja të ndryshme. Dhe mendoj se do të ishte në të mirën e publikut amerikan që të kishte një anëtar në kabinetin tim i cili ishte një republikane.”, shtoi ajo.

Kandidatja e demokrateve per garen e nentorit lavdëroi punën e presidentit Biden, ndërsa tregoi për momentin kur mori vesh tërheqjen e tij nga gara.

“E pyeta, a je i sigurt? Dhe ai tha po. Ai ishte shumë i qartë se do të më mbështeste.Mendimi im i parë nuk ishte për mua, të jem i sinqertë, por ishte për të.”, deklaroi Harris.

Kamala Harris ka shmangur vazhdimisht intervistat zyrtare dhe konferencat për shtyp pas sigurimit të kandidaturës së demokratëve për postin e presidentes.

Në 5 nëntor ajo do të përballet në garë me ish-Presidentin Donald Trump, i cili reagoi duke e quajtur intervistën e saj të mërzitshme./vizionplus.tv

Read Entire Article