Hera e dytë në një kampionat europian, Cana këshillon kuqezinjtë: Përballë keni tre male, largoni presionin

3 months ago 28
Reklamë

Dy ditë na ndajnë nga zbritja e kuqezinjve në fushë për të luajtur në një tjetër kometicion ndërkombëtar siç është Euro 2024 që do të zhvillohet në Gjermani.

Shqipëria do të zbresë në fushë mbrëmjen e 15 qershorit për tu ndeshur me Italinë në stadiumin e zjarrtë të Dortmundit “Signal Iduna Park”.

Çfarë pritet këtë herë nga kuqezinjtë dhe si shkojnë ata në një tjetër kampionat europian, pasi atij të Francë 2016-të? Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje dhe shumë të tjerave rreth aventurës së dytë të kuqezinjve ishte në një lidhje me “SKYPE” me emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti, legjenda e kombëtares shqiptare, ish-kapiteti Lorik Cana.

Njeriu i cili e udhëhoqi për herë të parë Shqiëprinë në një kampionat europian, atë të Francës në vitin 2016-të, e sheh këtë aventurë të dytë të kombëtares si më të qetë dhe më të sigurtë.

Cana theksoi se këtë herë Shqipëria ka përvojë në një kometicion ndërkombëtar, por këshilloi që futbollistëve të mos ju bëhet presion.

Sipas tij ata kanë një grup të mirë, por duhen lënë të qetë dhe mos ju ngarkohet më shumë përgjegësi seç mund të mbajnë, duke mos harruar që përballë kemi tre skuadra të nivelit më të lartë të futbollit europian dhe atij botëror si Italia, Spanja dhe Kroacia.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Hera e dytë që jemi pjesë e europianit, si e sheh?

Cana: Besoj se përballë kemi tre male, por përtej saj do flisja më shumë për ambientin, vëmendjen që ka sporti shqiptar në përgjithësi, vëmendjen që ka marrë. Ne vijmë më të konsoliduar si element shqiptar në këtë europian. Ka shumë pak ngjarje ku ne mund të kemi përfaqësi globale, kjo është një arritje më veti. Tifozat do të ikin me një eksperiencë që e kanë patur para 8 viteve. Bashkë me të dhe një skuadër e cila me plot merita ka risjellë elementin shqiptar. Më të përgatitur po, por dhe më të vështirë.

Brikena Prifti: Me Italinë e sheh sfidën më të vështirë?

Cana: Unë nuk i ndaj dot nga vështirësia të tre ndeshjet. Italia është ajo që e ka titullin, mban kurorë. Kroacia është zv.kampione e botës dhe në botërorin e 2014-ës dhe 2022 ka marrë vendin e tretë. Dhe Spanja që është në top katër skuadrat më të mira të këtij kompeticioni. Vështirësi në aspektin teknik, por në anë tjetër do të jetë lehtësi, pasi në krahasim me 2016-ën nuk është hera e parë. Ne arrritëm me një rrugëtim të veçantë. Duhet që ambienti të heqë çdo presion dhe siklet që ata kanë. Çdo gjë që kanë bërë na kanë bërë krenarë, nuk duhet t’i fusin vetes presion më të madh.

Read Entire Article