Bashkia e Durrësit nisi hedhjen e shorteut per ndarjen e apartamenteve në lagjen e re të Spitallës. Janë 996 banesa në total qe janë ndërtuar për familjet që humben shtëpitë e tyre nga tërmeti i vitit 2019.
Nënkryetari i bashkisë Durrës, Gentian Kallmi thotë se në fazën e parë ndahen 345 apartamente 2+1, për të vijuar më pas me të tjerat.
Durrësi është qyteti i goditur më rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe ende procesi i rindërtimit dhe sistemimit të të pastrehëve në shtëpi të reja nuk ka marrë fund.
Pritet që brenda një kohë të shkurtër, banorët përfitues të apartamenteve 2+1 dhe 1+1 të ndërtuara në Spitallë të sistemohen në shtëpitë e reja.
Sipas Kallmit, procesi i rindërtimit është në fund dhe aktualisht bashkia po financon riforcimin e pallateve që kanë projektet gati, ndërsa për të tjerë që nuk janë në këtë fazë, po hartohen projektet nga e para./vizionplus.tv