Hiqen vizat me Tajlandën, ministri Hasani: Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete

1 month ago 26
Reklamë

Çdo shqiptar do mundet të udhëtojë drejt Tajlandës pa viza. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani.

Ministri Hasani theksoi se ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

 “Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete, kjo falë bisedimeve të pandërprera dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën. Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. MEPJ do të vazhdojë punën për forcimin e pasaportës shqiptare kudo në botë”, shkruan Hasani.

Shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete./vizionplus.tv

Read Entire Article