HISTORIKE/ Trofeu i Europa League në duart e Berat Gjimshitit, Atalanta “shtyp” Leverkusenin në finale

3 months ago 30
Reklamë

Historike për Atalantën dhe një gëzim i madh për gjithë shqiptarët, pasi për herë të parë një nga trofetë më të rëndësishëm të futbollit si Europa League, është ngritur nga kapiteni kuqezi tashmë edhe i bergamaskëve, Berat Gjimshiti.

Atalanta ka mposhtu me rezultatin e thellë 3-0 Bayer Leverkusenin në finalen e Europa League në Dublin. Ka qenë Lookman, i cili me tripletën e tij i ka dhënë trofeun e dytë më të rëndësishëm për futbollin europian skuadrës së Atalantës.

Ishte Berat Gjimshiti i cili me shiritin e kapitenit në krahë çoi Atalantan drejt historisë.

Gjithashtu Atalanta i shkaktoi edhe humbjen e parë Leverkusenit, të cilët deri para kësaj ndeshje ishin të pamposhtur.

Read Entire Article