Horrori në Durrës, kush është 25-vjeçari që ndihmoi Esmerald Ballën të hidhte babanë në pus

2 months ago 52

Vrasja në Durrës, kush është 25-vjeçari që
Personi në foto është Edison Brahaj, i riu i cili u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e Enver Ballës, nga djali i këtij të fundit Esmerald Balla.

25-vjeçari ndihmoi Esmerald Ballën që të hedhë trupin e viktimës në pus dhe nuk kallëzoi ngjarjen.

”Në vijim të veprimeve hetimore të pandërprera, lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Shënavlash, ku djali vrau me armë zjarri babain e tij dhe e deklaroi të larguar nga banesa, duke pretenduar se kishte humbur kontaktet me të, veprimet janë intensifikuar dhe si rezultat është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i bashkëpuntorit të tij, shtetasit E. B., 25 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës.

Ky shtetas, i cili kishte lidhje shoqërore me autorin E. B., dyshohet se ka bashkëpunuar me të në transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia.

Gjatë kontrollit në banesën e E. B., u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh.

Për sa më sipër, ky shtetas u arrestua për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”‘, njoftoi policia.

Read Entire Article