Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje të gjithë të rinjve që të bëhen pjesë e Partisë Socialiste, pasi në parlamentin e ri që do të dalë nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, do të duhet vitaliteti dhe energjia e tyre.
Ai theksoi në fjalën e tij se Shqipëria do të bëhet pjesë e BE brenda këtij 10 vjeçari, ndaj për të arritur këtë objektiv duhet ndihma e shqiptarëve.
I bindur për fitoren e një mandati të katër, kryesocialisti Rama theksoi se një sërë sfidash janë përpara, por me bashkëpunimin e të rinjve që do i bashkohen kësaj force politike, do të tejkalohet çdo barrierë.
“Sot nga kjo foltore e socialistëve e progresistëve të Shqipërisë dua t’iu them të gjithë shqiptarëve që duan ta çojnë Shqipërinë bashkë me mua dhe PS në majën sfiduese të 2030, shqiptarëve që dua të japin dorën e tyre për ta ngritur në oborrin e shteteve të Bashkuara të Europësnë Bruksel flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në fundit të këtij 10-vjeçari, shqiptarëvre që e duan Shqipërina kampione me nam të rajonit në turizëm, prodhuese të gjelbër dhe eksportuese neto të energjisë, pikë referimi në të gjithë rajonin për rritjen e pandërprerë ekonomike e socialëve, që e duan Shqipërinë Europën e Ballkanit në kuptimin e plotë të fjalës, hidheni hapin tuaj, kërkojini PS që ta vlerësojë mundësinë e kandidimit tuaj për deputetë e deputete të legjislaturës së ardhmshme të Shqipërisë. Mandati ynë i katërt do të jetë mandati i pakthyeshmërisë së sigurtë të progresit të pandalshëm, i mbledhjes së shumë fryteve të tjera të punës së gjatë e vështirë të këtyre viteve në drejtimin e Shqipërisë, mandati i një pune të jashtëzakonshme për nga volumi e sfidat për ta kapërcyer kthesën e madhe historike që nisëm një dekadë më parë e për ta mbyllur me sukses procesin e negociatave për anëtarësim në BE”, tha ai.
Kryeministri theksoi se Kuvendit të ri nuk do i mjaftojë vetëm eksperienca e deputetëve të vjetër, por edhe energjia dhe vitaliteti i të rinjve./vizionplus.tv