I dënuar me 5 vite burg për grabitje, arrestohet në kufi 30-vjeçari shqiptar

5 months ago 26

Policia greke ka arrestuar ditën e sotëm dy shtetas shqiptarë. I pari është arrestuar në pikën kufitare të Igumenicës.

Gjatë kontrollit nga forcat policore ka rezultuar se 30-vjeçari shqiptar ishte i dënuar nga drejtësia helene me 5 vite burg për ‘bashkëpunim të thjeshtë në grabitje”.

Ndërkohë që në Kordfhelio të Selanikut ëhstë arrestuar një tjetër shqiptar. Sipas mediave  policia greke ka tentuar të ndalojë një automjet ku ndodheshin dy persona.

Mjeti ka shtuar shpejtësinë dhe ka kryer manovra të rrezikshme. Gjatë ndjekjes nga xhami u automjetit është hedhur një armë zjarri pistoletë me 4 fishekë.

Pasi është ndaluar mjeti, janë vënë në pranga dy personat që ndodheshin në të, një shqiptar 33 vjeç dhe një grek 37 vjeç. Nga verifikimi rezultoi se shqiptari ndodhej në mënyrë të paligjshme në Greqi.

Read Entire Article