I dënuar me 5 vjet e 2 muaj burg, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër

3 months ago 17
Reklamë

Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i cili rezulton i dënuar me 5 vjet e 2 muaj burgim, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

“Komisariati i Policisë Shkodër, si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, lokalizoi, kapi dhe ndaloi shtetasin Belirjan Kapera, 38 vjeç, banues në Shkodër, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 5 vjet e 2 muaj burgim, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ka qenë e pajisur më urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

/a.r

Read Entire Article