Një 36-vjeçar me iniciale E.G është arrestuar ditën e sotme në aksin Vorë- Fushë Krujë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas policisë, i riu është dënaur me mbi 3 vite burgim në Spanjë, për vjedhje me dhunë.
Pas arrestimit të tij në kuadër të operacionit “Wanted 2”, pritet ekstradimi i tij drejt Spanjës.
“Gjatë operacionit shërbimet e Policisë Rrugore kanë kapur në aksin rrugor Vorë- Fushë Krujë shtetasin E. G., 36 vjeç, i cili u arrestua me qëllim esktradimi drejt Spanjës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Provinciale e Geronas, Spanjë, e ka dënuar me 3 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës”, njofton policia.
Viijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë./vizionplus.tv