I dënuar për prodhim dhe shitje narkotikesh arrestohet i riu në Tiranë, në pranga edhe një 49-vjeçar pasi dhunoi nënën

3 months ago 40

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 22-vjeçar të dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

23-vjeçari K.K do të vuajë dënimin prej 2 vitesh e 5 muaj brug të vendosur nga gjykata.

Ndëkrohë efektivët blu kanë vënë në pranga edhe një 49-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij pasi ka qenë në gjendje të dehur.

Po ashtu është arrestuar edhe një 48-vjeçar pasi ka tentuar të vjedhë një automjet në rrugën “Kristo Dako”.

Njoftimi:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan vendimin penal për shtetasin K. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 2 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

– Sh. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;

– G. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;

– J. F., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të vjedhë një automjet, në rrugën “Kristo Dako”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit: 

– K. J., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen I. B., 70 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve; 

– A. S., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi në Kombinat, duke drejtuar mjetin  tip “Volksëagen”, ka aksidentuar shtetasin H. H., 70 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Read Entire Article