I ka kërkuar Manushit që të heqë nga puna Bled Manen? Nita tregon si qëndron e vërteta

2 months ago 24
Reklamë

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e njohur Nita Latifi, ishte  e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u vendos përballë disa pyetjeve ngacmuese të moderatores.

Kjo e fundit nuk la pa e ngacmuar në lidhje me raportin me gazetarin, Bled Mane, me të cilin Nita ka patur disa përplasje, pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP2”.

E pyetur nëse i ka kërkuar Edi Manushit që të heqë nga puna Manen, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, u përgjigj se ‘nuk ia do kaq shumë të keqen’.

Ndërkohë, Manushi ndërhyri duke e pyetur se nëse Mane vjen në studio me 1000 karafila, a do të ndryshonte situata mes tyre? Këngëtarja u shpreh se ‘karafili ka vlerë kur ke raporte të mira me dikë, e jo për të rregulluar raportet’.

Pjesë nga intervista:

Alesia: A është e vërtetë që Bledi Manes jo vetëm që nuk i flet më me gojë por i ke thënë edhe Manushit që t’a heqë nga puna?

Nita: Nëse fjala ime kishte pas aq shumë fuqi do i kisha thënë, por nuk i kam thënë

Alesia: Thuaja tani live

Nita: Manush

Manushi: Për kë, për Bled Mane? Mos thuaj kështu se kam përshtypjen se ai është prapa kuintave dhe do të vijë me 1000 karafila për ty. E di ti sa i duhet të punojë Bled Manes për të marrë 1000 karafila apo jo?
Nita: Nuk e di

Manushi: Do ndryshonte situata jote nëse do të vinte me 1000 karafila për ty, në raport me Bledin?

Nita: Karafili ka vlerë kur ke raporte të mira me dike, e jo për të rregulluar raportet

Alesia: Tani përveçse ia the live, kështu veçmas nuk i ke thënë për t’a hequr nga puna

Nita: Jo, ishte një shaka. Nuk ja dua kaq shumë të keqen

Read Entire Article