I ngacmoi vajzën, greku plagos me thikë të riun shqiptar

3 weeks ago 38
Reklamë

Një baba, i cili ishte me vajzën e tij të mitur në një festival të zhvilluar në fshatin bregdetar Marathia Dorida, jashtë Nafpaktosit, ka goditur me thikë një të ri shqiptar, pasi ky i fundit po i ngacmonte vajzën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, kur babai i ka kërkuar shpjegime të riut dhe ai ka mohuar se e ka ngacmuar vajzën, por nuk është bindur dhe është konfliktuar me të. Gjatë përleshjes, ai ka nxjerrë një thikë dhe ka plagosur me të shqiptarin, i cili është dërguar i gjakosur në Qendrën Shëndetësore të Nafpaktos dhe më pas për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar në spitalin e Patrës.

Autori i ngjarjes së përgjakshme është arrestuar nga efektivët e repartit Efpalio dhe i është referuar prokurorit të Mesolongjisë, i cili e ka proceduar për lëndim të rrezikshëm trupor dhe shkelje të ligjit për armët dhe ka urdhëruar gjykimin me procedurë automatike. /vizionplus.tv

Read Entire Article