I nxehti afrikan “mbërthen” vendin, parashikimi i motit

3 months ago 32

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të nxehta dhe të thata nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 3-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në lugina dhe në male era fiton shpejtësi 11-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë./vizionplus.tv

Read Entire Article