Autoritetet kanë sekuestruar pasuritë e një 26-vjeçari në Fier, pasi dyshohet se i ka përftuar nga aktivitet të ndryshme kriminale.
Sipas njoftimit zyrtar janë sekuestruar 4 automjete, njërën prej të cilave e kishte në pronësi të nënës së tij,.
“Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Fierit, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme të shtetasit E. H., 26 vjeç.
Konkretisht, janë sekuestruar 4 automjete të këtij shtetasi, njërin prej të cilëve e kishte kaluar në pronësi të nënës së tij”, njofton policia.
I riu rezulton i dënuar më parë në Shqipëri, për vepra penale në fushën e narkotikëve./vizionplus.tv