I preferuari i shqiptarëve, zbulohet e dashura e Nikos Vertis, të lidhur prej 3 vitesh

8 months ago 36
Reklamë

Sekretit të këngëtarit grek Nikos Vertis i erdhi fundi. Atij i është zbuluar romanca e dashurisë të cilën prej 3 vitesh e mbante me fanatizëm larg kamerave.

E dashura e Vertis është 27-vjeçarja e quajtur Emmanuela Kouklinou.

Bjondja bukuroshe mësohet se ka qenë gjithmonë e pranishme në koncertet dhe skenat ku ngjitej këngëtari, por asnjëherë në publik. Çifti takohej në dhomën e zhveshjes, duke shmangur paraqitjet e përbashkëta.

Kjo nuk është lidhja e vetme e modeles me një person publik. Në moshën 17-vjeçare Emmanuelës iu zbulua marrëdhënia mefutbollistin Giorgos Gagiozis.

“Unë nuk e mbroj shumë jetën time personale, thjesht përpiqem të mos e bëj publike. E mira është se edhe ju gazetarët, më vjen shumë mirë, keni respekt për këtë gjë. Të paktën nuk më ka mërzitur askush apo të them se më ka mërzitur dikush. Jam kapur me të dashurën time dhe i kam thënë ‘të lutem mos lejo të bëht publike kjo’, ata e kanë respektuar këtë dhe nuk do ta harroj kurrë”, është shprehur në 2023 këngëtari që me siguri nuk ka ende të njëjtin mendim.

Kujtojmë se Niko Vertis mbajti një koncert në Tiranë pak muaj më parë. Duke mbushur plot stadiumin “Air Albania”, këngëtari zbuloi “dobësinë” që shqiptarët kanë për të./vizionplus.tv

Read Entire Article