I riu u plagos në mal, policia e Shkodrës jep detaje: Ngjarje nga pakujdesia, procedohen tre persona

2 hours ago 15

Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e 28-vjeçarit në Malësinë e Madhe, ngjarje e ndodhur një ditë më parë, 17 tetor.

Policia njofton se pas hetimeve është konstatuar se i riu është vetëplagosur nga pakujdesia, në mal.

Lexo edhe :

Related Posts

Uniformat blu njofton se arma e zjarrit mbahej pa leje nga i riu, ndaj do të procedohet në gjendje të lirë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për vetëplagosjen e shtetasit M. M., informojmë se specialistët e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

M., 28 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi mbante pa leje armën e zjarrit me të cilën dyshohet se u vetëplagos në këmbë, nga pakujdesia, në mal, si dhe nuk ka treguar vendin konkret ku ka ndodhur ngjarja. Ky shtetas vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës, Tiranë”, njofton policia.

Po ashtu, procedim ka nisur edhe ndaj babai e vëllait të 28-vjeçarit, për veprën penale ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se kanë fshehur armën e zjarrit, si dhe nuk kanë treguar vendin konkret ku ka ndodhur ngjarja./vizionplus.tv

Read Entire Article