I ruhej atentatit? 36-vjeçarit shkodran që u vra sot i gjendet pistoletë gati për qitje

2 months ago 31

SHKODËR – Elis Rroshkodol, 36 vjeç i cili u ekzekutua me armë zjarri ditën e sotme, mesa duket i ruhej një atentati.

Policia e Shkodrës në njoftimin zyrtar bëri me dije se në çantën e dorës së 36-vjeçarit u gjet një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.

Autori i ngjarjes nuk është idenfitikuar, ndërkohë që në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Elis Rroshkodol u ekzekutua me armë zjarri tip pistoletë rreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia” brenda në një lokal teksa ishte duke konsumuar kafe.

Emri i tij nuk është i panjohur për policinë. Rroshkodol në vitin 2023 ka plagosur me thikë një rumun dhe u arratis drejt Stambollit. Ndërsa në vitin 2014, është arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë.

Policia e Shkodrës njoftoi se është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje. Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit./vizionplus.tv

Read Entire Article