Policia ka vënë në pranga një 20-vjeçar të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Summer”.
I riu akuzohet për prodhim dhe shitjesh lëndësh narkotike, ndërsa arrestimi i tij u bë nga uniformat blu në Durrës.
“Si rezultat i kontrolleve që po kryhen në vijim të operacionit “Summer”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët nuk u gjetën në banesat e tyre gjatë operacionit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Sektorin e Narkotikëve, bazuar në inteligjencën policore, kanë lokalizuar dhe arrestuar njërin prej shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, konkretisht:
M., 20 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.
Po ashtu, policia njofton se po punon për kapjen e 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.Ata akuzohen për shitje lëndësh narkotike në plazh. /vizionplus.tv