Një 27-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe për trafikim të lëndëve narkotike.
B. R. alias B. M., 27 vjeç u kap në lagjen “10 Korrikut” dhe u arrestua provizorisht për t’u ekstraduar në Itali.
Gjykata e Firences i ka caktuar 27-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.
Top Channel