Një sasi lëndë plasëse është hedhur mbi taracën e një lokali në Velipojë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:45, në fshatin “Rrjoll”, teksa lokali raportohet se është në pronësinë e shtetasit A. D., 35 vjeç.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia./vizionplus.tv