Vendgrumbullimit të mbetjeve urbane të qyterit të Kukësit iu është vënë zjarri, duke krijuar një situatë kaotike. Tymi dhe era kundërmuese e lëndëve toksike kanë përfshirë të gjithë zonën për rreth si dhe një pjesë të lagjeve të qytetit të Kukësit.
Ndërkohë, kjo është hera e trerë që kjo pikë e mbetjeve përfshihet nga zjarri brenda një viti.
Në pikën e grumbullimit kanë mbërritur forcat e zjarrfikses së qytetit, policia bashkiake dhe ajo e shtetit që po bëjnë veprimet e nevojshme.
Vendgrumbullimi i mbetjeve është i pozicionuar në kahun perendimorë të qytetit, vetëm një kilometër në vijë ajrore nga Kukësi. Ndërkohë, dy herët e tjera zjarrfikësve iu deshën 6 muaj kohë për vënien e plotë nën kontroll të flakëve./vizionplus.tv