Ikonë e viteve ’90, Morena Reka ngre në këmbë “Këngë Moj”, shikoni si duket sot këngëtarja

8 months ago 59
Reklamë

Ajo ishte një nga këngëtaret më të njohura të viteve 90-të. E kujtoni zeshkanen nga Durrësi, Morena Reka ndërsa këndonte “Jemi zemrat e çdo moshe” me Redon Makashin dhe Bledar Sejkon në festivalet e asaj kohe?

Tashmë është 54-vjeç, nënë e katër fëmijëve të rritur, tre vajza dhe një djali dhe jetën e ka ndërtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Morena iu bashkua natës speciale të nërrimit të viteve në “Këngë Moj” bashkë me shumë emra të mëdhenj të muzikës shqiptare.

Rikthimi i këngëtares durrsake surprizoi publikun e gjerë shqiptar. Duket se koha ka ndaluar për Morena Rekën e cila duket në super formë dhe ka ruajtuar bukurinë origjinale.

Në vitet ’90 Morena Reka debutonte në skenë si një nga artistet e reja më të preferuara në atë kohë nga publiku./vizionplus.tv

Read Entire Article