INSTAT: Në vitin 2023 bujqësia rritje, blegtoria rënie

2 months ago 23
Reklamë

Viti 2023 rezultoi me një rritje të prodhimit të drithërave me rreth 701.314 tonë, dhe peshën kryesore e zë qarku i Fierit me 176.584 tonë, pasuar nga Elbasani me 95.572 tonë dhe me 83.889 tonë Korçë.

Referuar këtyre të dhënave të Institutit të Statistikave, në vitin 2023 pati rritje edhe te prodhimit te disa produkteve vendase si patatet apo perimet.

Më konkretisht INSTAT nënvizon se prodhimi i patates rezultoi në mbi 274 mije tonë, duke shënuar një rritje me 4,38%, në krahasim me vitin 2022. Qarqet që kanë nivelin më të lartë të prodhimit të këtij produkti në vend janë, Korça, Fieri dhe Elbasani.

Ndërsa po gjatë vitit 2023, prodhimi i perimeve ishte mbi 1 milionë e 384 mije tonë. Për ketë kategori sipas INSTAT, nivelin më te lartë te prodhimit e kishin qarqet Fier, Tiranë dhe Berat.

Ndryshe nga prodhimet bujqësore që shënuan rritje, sektori i blegtorisë pësoi rënie sipas INSTAT gjate vitit 2023. Numri i bagëtive shënoi ulje në mbi 11% në secilën kategori ku përfshihen gjedhë, dhi dhe dele, ku në të gjithë vendin kishte 263 mijë gjedhë me rënie vjetore prej 11.5%.

Sipas të dhënave numri i gjedhëve në vitin 2023, ishte 263.385 krerë dhe  kategoria kryesore përfaqësohet nga lopët me rreth 88,24% ndaj numrit gjithsej të krerëve.

Teksa me rritje ishin vetëm shpendët dhe kosheret me nga 2,6% dhe 8.2% secila referuar publikimit të fundit te INSTAT.

Qarqet më kryesore lidhur me mbarështimin e gjedhit për vitin 2023, janë Fieri me 14,76% dhe Korça me 11,76% ndaj numrit gjithsej të kësaj kategoria të blegtorisë./Klan News

Read Entire Article