Interi kampion, shpërthen festa në “San Siro”! Zikaltrit mundin Milanin dhe bëhen gati për yllin e dytë në fanelë

4 months ago 31
Reklamë

Interi është zyrtarisht kampion i Italisë, kur ngelen edhe 5 javë kampionat. Zikaltrit kanë arritur të sigurojnë matematikisht titullin e 20-të kampion në Serie A në debrin përballë Milanit, ku kanë fituar me rezultatin 2-1.

Në fund të këtij sezoni Interi do të vendosë yllin e dytë në fanelë. Pas fitores së sotme zikaltrit shkëputen 17 pikë nga Milani i vendit dytë, kur kanë mbetur edhe 5 javë nga kampionati.

Zikaltrit kanë mundur të sigurojnë titullin e 20-të kampion në një ndeshje derbi. Ishte fillimisht Açerbi i cili shënoi në minutën e 18-të të pjesës së parë, ndrësa me fillimin e pjesës së dyte Turam dyfishoi shifrat.

Ndërkohë që Tomori ngushtoi diferencat në minutën e 80-të por pa mundur të pengojë kushërinjtë të festojnë titullin e 20-të të tyre.

Read Entire Article