Interi “poker” ndaj Leçes, Asllani fiton derbin me Ramadanin

8 months ago 25

“Zikaltërit” e Inter kanë zhvilluar një tjetër performancë fantastike, duek regjistruar fitoren e 10-të, në ndeshjen e 10-të të vitit 2024, kësja radhe, në transfertëne “Stadio Via del Mare”, ku mundën skuadrën e Leçe, me rezultatin e thellë, 0 me 4.

Sipari i golave u hap nga kapiteni Lautaro Martinez, me “Demin” argjentinas, që dërgon në rrjetë një pasim perfekt të Kristjan Asllanit, që në minutën e 15’-të të sfidës, për ta mbyllur pjesën e parë të sfidës me rezultatin 0 me 1, ndërsa në pjesën e dytë, Frattesi, sërish Lautaro Martinez e në fund, Stephan De Vrij “hipotekuan” fitoren me “poker”, në transfertën puljeze.

Falë këtij rezultati, “Zikaltërit” e Inter e mbyllin javën e 26-të sërish në vendin e parë, kësaj radhe, me plot 9 pikë diferencë me “Bardhezinjtë” e Juventus, ndërsa skuadra e Leçe e mbyll këtë javë në vendine  14-të të renditjes, më 24 pikë, vetëm 4 pikë larg “zonës së ftohtë”, të rënies nga kategoria.

Read Entire Article