Intervista e parë pas ndarjes, Fedez shpërthen në lot para kamerave

5 months ago 20
Reklamë

Një ndër çiftet më të përfolur të showbizit janë dhe ata Fedez&Chiara Ferragni, kjo ndoshta për shkak të ‘krisjes’ që dyshja ka pësuar në romancën e tyre.

Fedez ka zhvilluar së fundmi një intervistë, e cila është regjistruar më 28 mars dhe do të transmetohet më 9 prill.

Fedez shpërthen në lot gjatë kësaj interviste, më e pritura pas ndarjes së tij kontroverse nga Chiara Ferragni. Kjo dalje televizive do të jetë një tjetër nga piketa që shënojnë divorcin e çiftit të njohur, pas thashethemeve të para, vendimit për të mos shfaqur dy fëmijët e tyre në rrjetet sociale apo debatit që patën në ditëlindjen e vogëlushes Vittoria. Pikërisht në këtë intervistë, u fol edhe për padinë që kishte bërë influencuesja e njohur italiane ndaj të cilës tashmë mund ta konsiderojmë ish-in e saj. Objektivi i kësaj lëvizjeje ligjore do të kishte qenë pengimi i tij që të fliste për disa tema konfliktuale në intervistën që ajo dha për Rai, por fotot e publikuara këtë të premte tregojnë se jo vetëm që do të preket ana personale e reperit, por se ai është shumë i lënduar nga situata.

Reperi siç duket po kalon një periudhë shumë të vështirë në jetën e tij, që pas ndarjes me ish-partneren, Chiara, dhe këtë gjë e vërtetojnë më së miri lotët e tij të derdhura përpara kamerave teksa ka folur për tema personale./vizionplus.tv

Read Entire Article