Iran, komandanti i Gardës Revolucionare: Pasojat do të jenë të hidhura për Izraelin

3 hours ago 20

Komandanti i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit ka paralajmëruar Izraelin se do të përballet me”pasoja të hidhura pasi sulmoi objektet ushtarake iraniane herët të shtunën, njoftuan mediat iraniane.

Shefi i Gardës Hossein Salami, i cituar nga agjencia e lajmeve Tasnim , tha se Izraeli kishte dështuar në përmbushjen e objektivave të tij, duke iu referuar sulmeve ajrore të së shtunës.

Lexo edhe :

Related Posts

“Pasojat e hidhura do të jenë të paimagjinueshme”, tha ai.

Një ditë pasi sulmet izraelite kundër objektivave ushtarake iraniane vranë katër ushtarë, presidenti iranian Massoud Pezheskian siguroi se vendi i tij nuk kërkon luftë. Por ai theksoi se Izraelit do t’i jepet një “përgjigje e duhur”, pavarësisht thirrjeve për përmbajtje përballë rrezikut të përshkallëzimit të mëtejshëm të tensionit në Lindjen e Mesme.

Nga ana e tij, udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha pas sulmeve izraelite se nuk duhet as t’i nënvlerësojnë dhe as t’i ekzagjerojnë këto sulme./vizionplus.tv

Read Entire Article