Ish-bashkëshorti i Ariana Grande konfirmon lidhjen e dashurisë me aktoren e njohur

3 months ago 28
Reklamë

Ish-bashkëshorti i Ariana Grande ka gjetur dashurinë dhe është sërish një personazh VIP.

Dalton Gomez dhe Maika Monroe zyrtarizuan lidhjen e tyre në Instagram me foto të ëmbla së bashku. Siç duket, të dy janë shumë të lumtur, ndërsa kohën e lirë kujdesen ta shfrytëzojnë për ta kaluar bashkë.

Gomez dhe Monroe ndezën thashethemet për lidhje në tetor 2023, kur u panë në një bar në Los Angeles. Agjenti i pasurive të paluajtshme Dalton Gomez u nda nga Ariana Grande në mars 2023, me raporte që sugjeronin se ata kishin probleme martesore shumë kohë përpara ndarjes.

Pas dy vitesh martesë, ata të dy vazhduan jetën e tyre, ndërsa këngëtarja tashmë është në një lidhje me aktorin Ethan Slater./vizionplus.tv

Read Entire Article