Ish kapiteni Rudi Vata: Na duhet grinta e minutave të fundit, Laçi më i miri në fushë! Hysaj? Jo ai i mëparshmi

3 months ago 31
Reklamë

Shqipërisë i duhet që ta nisë sfidën me Spanjën me grintën e minutave të fundit të lojës që zhvilloi me Kroacinë, ku edhe barazoi për Euro 2024.

Kështu thotë ish-kapiteni i Kombëtares Rudi Vata në një intervistë në ‘Minuta Zero’ hapësira sportive dedikuar Euro 2024 në Report Tv. Për ish-futbollistin Qazim Laçi, i cili ishte edhe autor i golit të parë, ishte lojtari më i mirë në fushë.

‘Në krahasim me ndeshjen tjetër Kroaci nuk ishte Italia Shqipëria ishte shumë mirë më e organizuar. Në pjesën e para ishte solide e mirë organizuar. Mendoj se skuadra po funksiononte mirë deri kur u largua Laçi. Mendoj se lojtari më i mirë ishte Laçi. Prej momentit që u largua Laçi, u zaptua nga Gjasuala aty krijoi një detabilzim skuadrat.

Treguam se pësuam 2 gola për 2 minuta që tregon e këto balanca kur i ndërtojmë shpejt prishen. Mendoj se ishte një ndeshje e merituar. Tregoi karakter skuadra në minutat e fundit. Grinta që tregoi skuadra në fund duhet të filloj ndeshjen tjetër.’- tha Vata.

Duke u ndalur tek komentet ndaj Elseit Hysajt, që është kryqëzuar në rrjet pas golit të dytë me Italinë, Rudi Vata thotë se nuk është më në formën e tij të mëparshme, por ka qenë një lojtar i rëndësishëm për Kombëtaren.

‘Ne jemi ata që e kemi ngritur figurën Hysajt. Jam i sigurt që nuk është i Evropianit të mëparshëm por loja e tij ka qenë e rëndësishëm për Kombëtaren. Forma e tij ndoshta nuk është e më mira, por ne si popull na duhet që një lojtar tonin që na ka bërë krenarë mos ta ulim kaq shpejt poshtë. Në momente të vështira njeri ka nevojë për mbështetje dhe gjetëm mënyrën e gabuar që ta persekutojmë. Skuadra deri në ’75 ishte mirë e balancuar.

Sa i takon Kroacisë, për Rudi Vatën i ka mbaruar cikli i Modriç.

‘Kroacia tregoi se i ka mbaruar cikli i Modriç. Nuk do të ketë mundësi që ta zëvendësojë, mu duke një Kroaci normale dhe shumë e brishtë. Ishte shumë delikate, për dy ndeshje pësoi 5 gola. Është një cikël që do të vinte.’- u shpreh Vata.

Ndeshja me Spanjën, ndeshje ferri, thotë ish-kapiteni i Kombëtares.

‘Mendoj se jemi në rritje. Seferi gaboi, trajneri duhet t’i analizojë. Varet edhe tek ndeshja Spanjë Itali. Spanja nuk do të jetë e garantuar si koka e grupit. Shikoj se do të jetë një ndeshje ferrit, për ne do të jetë tepër e vështirë dhe duhet me qenë në superformë për të përballuar Spanjën.’- u shpreh Vata./m.j

Read Entire Article