Një britanike që ishte larguar nga vendi në moshën 15-vjeçare për t’u bashkuar me militantët e ISIS në Siri, ka humbur sot apelin kundër heqjes së qytetarisë britanike.
Shamima Begum u largua drejt Sirisë në kohën e luftës në 2015 bashkë me dy shoqe të saj që u martuan me luftëtrë dhe jetuan për disa vjet në Raka, në veri të vendit.
Më pas Begum ishte shfaqur në kampin e refugjatëve në al-Hawl, në 2019 ku dha disa intervista për mediat ndërkombëtare duke marrë dhe pseudonimin “nusja e ISIS”, teksa i lutej qeverisë britanike ta pranonin në vend bashkë me të birin.
Por ish-ministri i brendshëm Sajid Javid i kishte hequr qytetarinë prej aktivitetit të saj me militantët e etiketuar si ‘terroristë’. Begum thotë se përveç djalit të saj dy fëmijë të tjerë që ka lindur kanë humbur jetën në moshë të vogël.
Duke argumentuar vendimin e sotëm gjykatësja Baroness Carr tha sipas rrjetit PA Media: “Vendimi për zonjushën Begum ishte i vështirë por mund të argumentohet se është vetë autore e fatkeqësisë së saj”.
Verdikti nuk i jep fund detyrimisht betejës ligjore të Begum për të rifituar qytetarinë e saj, teksa avokati Alexander dos Santos, tha për rrjetin Sky News se ka dhe disa mundësi që avokatët e saj të apelojnë përsëri.
Ai theksoi se në këtë rast Begum mbetet “pa shtetësi”, për çka avokatët mund të ankohen se nuk kanë llogaritur pasojat.
Begum u bë e famshme në një dokumentar të kontestuar të rrjetit BBC mbi rrugëtimin e saj dhe jetesën mes luftës e terroristëve e me pas ne kampin e refugjateve, që u ndoq nga një seri transmetimesh, ku Shamima Begum argumentonte se “nuk ishte një personi keq”, edhe pse publiku e konsideronte “një rrezik”.
Këtë të fundit ajo ia atribuonte portretizimit të mediave të mëdha./CNN/
Top Channel