Italia godet organizatën e trafikut të kokainës, 18 të akuzuar, mes tyre dhe shqiptarë

1 week ago 33
Reklamë

Autoritetet italiane kanë çmontuar një grup të madh të trafikut të drogës në Pistoia, ku 18 persona janë të akuzuar për përfshirje në shpërndarjen e kokainës. Dy të arrestuar të fundit, një shqiptar dhe një italian, u kapën gjatë fundjavës në operacionet e zhvilluara në Pistoia dhe Santa Croce sull’Arno.

Hetimi, i drejtuar nga zv/prokurori Leonardo De Gaudio, filloi në korrik të vitit 2023 dhe përfshiu qindra përgjime që çuan në sigurimin e provave të nevojshme për ndalimin e disa anëtarëve të organizatës. Rrjeti i trafikantëve kishte Pistoian si qendër operacionale dhe shpërndante drogë në zonat përreth.

Gjatë arrestimeve të fundit, italiani u kap me gjysmë kilogrami kokainë, ndërsa shqiptari kishte në zotërim 1 kilogram hashash. Të dy janë aktualisht në paraburgim dhe po hetohen për përfshirjen e tyre në këtë aktivitet kriminal.

Ndër të arrestuarit janë edhe pesë persona të tjerë, të cilët u morën në pyetje në burgun e Pratos. Mes tyre janë shqiptarët Rinald Shega dhe Rexhep Muntean (alias Rexhep Hysaj), si dhe të akuzuar nga Maroku, Rumania dhe Italia. Të gjithë të dyshuarit refuzuan të përgjigjen gjatë marrjes në pyetje.

Operacioni, i njohur si “Longbridge”, ka qenë në zhvillim për më shumë se një vit dhe ka përfshirë aktivitete të gjera përgjimi dhe mbikëqyrjeje, që çuan në shkatërrimin e këtij rrjeti të fuqishëm të shpërndarjes së drogës.

/a.r

Read Entire Article