Italiani plagos me thikë punëtorin shqiptar, 34-vjeçari në reanimacion në gjendje kritike për jetën

3 months ago 17
Reklamë

Një ngjarje e rëndë është regjistrua në Itali në Via Mulino da Capo di Giulianova. Një 34-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë nga një shtetas italian.

Sipas mediave italiane, sulmuesi e ka goditur shqiptarin me thikë kuzhin me një teh 17 cm në anën e majtë, ndërsa motivi i ngjarjes nuk dihet ende.

Policia është njoftuar nga banorët e zonës ku ndodhi ngjarja dhe kanë vepruar menjëherë duke bllokuar dhe arrestuar autorin si dhe duke i sekuestruar armën e ftohtë.

Shqiptari është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ai është shtruar në repartin e reanimacionut dhe i është nënshtruar një operacioni./m.j

Read Entire Article