Gjetja e trupave të pajete te 6 pengjve të vrarë në Gaza nga ushtria izraelite ka ngjallur revoltë dhe protesta masive kundër qeverisë së Netanyahut në Tel Aviv, por edhe Jerusalem.
Familjarët organizuan demonstrata duke i kërkuar qeverisë të arrijë një marrëveshje me Hamasin për lirimin e atyre që ende mbahen në Gaza.
Lexo edhe :
Related Posts
Udhëheqësi i opozitës Yair Lapid ndodhej mes protestuesve dhe bëri thirrje për demonstratë të fuqishme për të detyruar qeverinë të veprojë, për të shpëtuar pengjet e tjera.
Kryeministri Netanyahu u kërkoi ndjesë familjarëve, që nuk mundi t’i nxirrte pengjet gjallë, ndërsa tha se Izraeli nuk do të ndalet derisa të kapë pergjegjesit.
Ai theksoi se kushdo që vret pengjet, nuk dëshiron një marrëveshje. Ndërkohë, zyrtarët e lartë të Hamasit akuzuan Tel Avivin qe sipas tyre refuzon nënshkrimin e një marrëveshje për armëpushim.
Sakaq Një nga sindikatat më të fuqishme të punëtorëve në vend po mban një një grevë të përgjithshme në mbështetje të lëvizjes së familjarëve të pengjeve, e cila nisi në orën 8 të mëngjesit te kesaj te hene. Për shkak të greves u pezulluan disa shërbime në aeroportin Ben Gurion.
Lidhur me vdekjen e 6 pengjeve reagoi edhe presidenti amerikan Joe Biden, i cili përmes një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë shprehu indinjaten e tij./vizionplus.tv