“Jam bërë pishman…”, Kastriot Tusha rrëfen pengun e tij në “7pa5”

8 months ago 15
Reklamë

I ftuar mëngjesin e sotëm në “7pa5”, përballë gazetarit Borjon Borakaj ishte tenori shqiptar, Kastriot Tusha.

Si në ditët e fundit të vitit, Tusha e ka përshkruar 2023shin si një vit plot aktivitete, me shëndet të mirë dhe arritje në aspektin profesional dhe personal.

Por në bisedë e sipër, tenori ka rrëfyer për herë tëparë edhe një peng të tij, nëse mund ta quajmë të tillë.

Ai thotë se i ati i ndjerë, kur ishte pranë tij i kërkonte shpesh të këndonte për të ose të ftuarit në shtëpi, por Kastrioti ja ka priush qefin ndonjëherë, kur nuk ka qenë në gjendje.

“Kur kujtoj babain. Ka qenë zanatli që është respektuar në Elbasan, më thonin djali i usta Petrit Tushës. Ai gëzonte kur me shihte në televizion. Donte të kënaqte mysafirët dhe shpirtin e vet. Mirëpo duke u marrë me këtë punë ndonjëherë kalon edhe në mërziti, une nuk isha në gjendje. E thonte na këndo një këngë. Kishte merak një këngë. “Një lulisht me trëndafila” që u detyrova të mësoja. Ndonjëherë bëja naze shumë dhe jam bërë pishman. Sepse nuk e kam, prindërit janë bekim”, shprehet Kastriot Tusha në “7pa5”./vizionplus.tv

Read Entire Article