“Jam shembullore dhe heroinë”/ Gjyshja dhe babai shfrytëzuan të miturin për klikime në TikTok, Natasha u largua nga gjykata duke ulëritur: E kam rritur nipin…

6 months ago 16
Reklamë

Gjykata e Beratit dha masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat për Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku.

Natasha Romula ka dalë nga dyert e gjykatës e acaruar dhe ka nisur të bërtasë, ndërsa ishte e rrethuar nga policët me pranga në duar dhe me një shishe uji në dorë.

“Një minut të flas me kamerat. Kam rritur nipin, kam rritur nipin. Kriminelët. Nipin kam rritur. Jam gjyshja heroinë”, u shpreh Natasha Romula teksa largohej drejt furgonit të policisë.

Nënë e bir postonin në TikTok video të të miturit, djalit të Armando Kumarakut (44-vjeç), me fjale banale për arsye përfitimi dhe për të marrë sa më shumë kikime. Ata djalin dilnin live në këtë rrjet social me njerëz të tjerë dhe e mësonin 10-vjeçarin si t’i shante me fjalë të rënda dhe denigruese.

Ata u arrestuan dje në Sarandë dhe më pas u shoqëruan në në Komisariatin e Policisë Kuçovë, , ndërsa denoncimin e bëri ish-gruaja e 44-vjeçarit njëkohësisht dhe nëna e 10-vjeçarit dhe menjëherë është regjistruar procedimi penal për këtë rast.

Në një video live, shihet djali 10-vjeçar me të atin, Natasha dhe disa persona të tjerë. I mituri nuk ka reshtur së ofenduari me fjalë banale një grua tjetër, ku i ati e mësonte se çfarë t’i thoshte, ndërkohë që gjyshja e tij e shikonte dhe qeshte.

Natasha është një personazh i njohur për publikun, pasi para disa vitesh historia e saj me nusen ka bërë xhiro në rrjetet sociale. Ajo u përball live në një studio televizive me ish-nusen ndërsa ziheshin për kujdestarinë e djalit.

Top Channel

Read Entire Article