“Janë në lojë 40 mandate”, Gjiknuri: Ndryshimet zgjedhore rrëzojnë mitin e mbylljes së konkurrencës

3 months ago 27

Deputeti socialist Damian Gjiknuri njëherësh bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, gjatë prezantimit të dryshimeve të kodit zgjedhor në Kuvendin e Shqipërisë, deklaroi se tashmë është arritur një zgjidhje për votën e Diasporës dhe se votimi do të bëhet me postë.

Sipas tij çdo qytetar shqiptar, i cili jeton për një kohë të gjatë jashtë vendin do të mund të regjistrohet dhe të votojë në zgjedhjet e 2025.

Vështirësitë që ka pasur opozita në artikulimin e qëndrimeve të saj në mënyrë të artikuluara, por jemi me një produkt të dakortësuar duke shënuar një hap të rëndësishëm. Paketa ligjore që miratojmë sot zgjidh të gjitha boshllëqet. Projekti përcakton që çdo shtetas shqiptar jeton për një kohë të gjatë jashtë vendin do të mund të regjistrohet dhe të votojë në zgjedhjet e 2025. Dokumentacioni i regjistrimit do të përmbajë çdo informacion të nevojshëm dhe gjithçka do të ndërtohet nëpërmjet një platforme elektronike. Ky proces mundëson integritetin e të dhënave”, tha ai.

Ndërsa sa i përket zërave se formula e përdorur për listat e kandidatëve po mbyll garën, Gjiknuri tha se në 2021 vetëm 3 kandidatë thyhen herësin, ndërsa me formulën e propozuar janë rreth 40 mandate në lojë.

Edhe sikur të kemi listat 100%, e dini sa mandate do të ndryshonin në renditje, referuar rezultatit të 2021? Vetëm 34 mandate dhe nuk do kishim garanci për kuotat gjinore. Me sistemin e hapur në lojë, duke respektuar kuotat gjinore, do të ishin në lojë 22 mandate. Ndërsa sot kemi në lojë 40 mandate. Pra miti i mbylljes së konkurencës rrëzohet me shifra”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri tha se Kushtetuta jonë parashikon se votuesi ka dy vota: një për partinë dhe një për konkurrimin preferencial. “Kjo është mundësia e zgjedhësit për të korrigjuar listën e partisë. Në çdo sistem konkurojnë partitë dhe jo një grupe njerëzish që duan të dalin deputetë”, tha Gjiknuri.

Read Entire Article