“Je arrogante”, debati i ashpër mes Ditea dhe Florit, fermerët sqarojnë raportin e tyre: Jemi mes dy situatave!

5 months ago 14

Miqësia mes Florit dhe Diteas është “krisur”, ndërsa raporti mes tyre vijon të mbetet i paqartë.

Gjatë spektaklit të sotëm, dy fermerët diskutuan lidhur me debatet mes tyre, ku më i fundit ishte ai për ndarjen e detyrave nga Ditea, në rolin e Kryefermeres, pa prezencën e Florit.

Ditea theksoi se Flori i kërkoi llogari për diçka që ajo e bëri pa tendencë.

Ditea: Debati me Florin lindi në momentin që u ndanë detyrat dhe ne që ishim në tavolinë u ndamë ata që do iknin paradite e pasdite. Unë në mendjen time, duke marrë parasysh se Flori zgjohet herët, e mora të mirëqenë se ishte i disponueshëm të shkonte paradite dhe nuk e diskutova më këtë gjë, ia kishte thënë edhe Xhensila. Flori erdhi e më kërkoi llogari le të themi për pjesën pse ishte vendosur paradite.

E pyetur nëse debatet mes tyre janë sheshuar, Ditea tha se raporti i tyre mbetet njësoj dhe konfliktet nuk janë sqaruar.

Nga ana tjetër, Flori theksoi se mes tij e Diteas ka lindur një lojë, duke i fshehur njëri-tjetrin gjërat dhe kjo ishte një shenjë miqësie e tij pikërisht në natën e debatit mes tyre.

Ai theksoi se Ditea u tregua padrejtë duke ndarë detyrat pa prezencën e tij.

“Jemi mes dy situatave, njëra nga mënyra si m’u drejtove dhe tjetra se janë ndarë detyrat pa qenë unë present”, tha ai.

Nga ana tjetër, Flori nënvizoi se Ditea nuk i ka kërkuar kurrë falje.

Read Entire Article