Jennifer Aniston u rikthehet ushtrimeve të superformës fizike, zbulon për të gjithë sekretin e saj

3 months ago 20
Reklamë

Kush mund të thotë se aktorja Jennifer Aniston është 55 vjeç?! Një nga yjet e Hollivudit në formën më të mirë fizike ngjan ende si të ishte Rachel e Friends së viteve ’90-të. Por cili është sekreti i Aniston?

Deri vitin e shkuar, stërvitja e saj e preferuar quhej Pvolve, ndërsa tani ka një frymëzim tjetër, më interesant. Zërat thonë se tani betohet për metodën 15-15-15. Çfarë do të thotë? E zbulojmë bashkë…

Metoda 15-15-15 aktivizon muskuj të ndryshëm dhe ka punë të konsiderueshme me kardion. Veç të tjerash, nuk të lë të mërzitesh asnjëherë, falë ndryshimit të vazhdueshëm të ushtrimeve dhe në 45 minuta, përtej rezultatit, ofron edhe kënaqësinë e sportit. 15 minutat e para aktorja i kalon duke pedaluar në bicikletë mekanike, më pas në pedaluese elektrike dhe 15 minutat e fundit në tapetin elektrik.

“Pas një sforcimi që pata vitin e shkuar, munda të meresha vetëm me Pilates. Më mungonte angazhimi i dikurshëm sportiv, prandaj jam e lumtur që i jam rikthyer 15-15-15.”- thotë Jennifer Aniston duke na zbuluar se kjo ka qenë gjithmonë stërvitja e saj bazike.

Read Entire Article