Joe Biden nuk tërhiqet nga gara: Së bashku do ta mundim Donald Trump

3 months ago 26

President i SHBA, Joe Biden duket se ende  nuk po e mendon tërheqjen nga gara presidenciale e nëntorit edhe pse më shumë demokratë i kanë kërkuar atij të bëjë një hapë pas për shkak të frikës, se kjo mund ti kushtojë shtrenjtë Partisë Demokrate.

Nga shtëpia e tij në Delaware ku po mbahet i izoluar për shkak të Covid 19, Biden lëshoi një deklaratë ku thoshte se do t’i rikthehet fushatës shumë shpejt.

“Mezi pres që të rikthehem në fushatë javën e ardhshme për të vazhduar ekspozimin e kërcënimit të axhendës së Projektit 2025 të Donald Trump, ndërkohë që dëshmoj për të dhënat e mia dhe vizionin që kam për Amerikën. Rreziku është i lartë dhe zgjidhja është e qartë. Së bashku në mundemi dhe do ta mundim atë në kutinë e votimit”, tha Biden.

Numri i kongresmenëve demokratë që kanë kërkuar publikisht tërheqjen e Joe Biden ka shkuar në të paktën 36. Senatorë nga Ohio dhe Kentucky dolën të premten dhe i bënë thirrje presidentit 81-vjeçar t’i japë fund fushatës së tij.

Barack Obama dhe Nancy Pelosi nga politikanët më të shquar të demokratëve kanë dalë gjithashtu kundër kandidaturës së Biden edhe pse jo publikisht.

Shfaqja e dobët e Biden në debatin përball Trump, dhe  paraqitjet e tij të fundit në aktivitete të ndryshme kanë rritur shqetësimet për aftësitë e tij fizike dhe mendore, për të qenë i denjë në garën përballë Trump dhe për të drejtuar SHBA-të për katër vitet e ardhshme. /vizionplus.tv

Read Entire Article