“Kam hall të madh, kimion e kam javore aman…”, dalin të tjera përgjime që fundosën ‘Grupin e Onkologjikut’

2 months ago 33
Reklamë

Ndaj 7 mjekëve të spitalit Onkologjik janë ekzekutuar masat e sigurisë “arrest me burg” dhe “detyrim paraqitje”. Ata akuzohen se nuk u jepnin qytetarëve shërbimin e nevojshëm në QSUT, por i orientonin në spitale private.

Mediat kanë siguruar dosjen. Në një nga përgjimet e zbardhura Më 1 dhjetor 2023, një qytetar, bashkëshortja e të cilit vuan nga kanceri, i telefonon infermierit të QSUT-së Afrim Ruçi duke i kërkuar nder për ta ndihmuar.

“Mos më gjen ndonjë mundësi t’ia bëjmë sot se unë e kam javore atë kimion, për nder se jam në hall”, i shprehet ai, më pas vijon: “Ja kemi blerë sa qimet e kokës dhe të pres datën 05 unë!”

Referuar njoftimit të Prokurorisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ato nuk u jepnin shërbim pacientëve në spitalin shtetëror, por i dërgonin në spitalet private ku ato punonin, përkundrejt pagesave të majme.

Read Entire Article