“Kam harruar të buzëqesh”, bashkëshortja e Shpat Kasapit i kërkon falje të birit, 2023-shi një vit “i zi”

8 months ago 19
Reklamë

Mes urimeve, kartolinave e tryezave të gëzuara të fundvitit, postimi i bashkëshortes së Shpat Kasapit nuk duket aspak i zakontë.

Selvija në një foto me të birin, i ka kërkuar atij falje për një vit që nuk ka arritur ta bëjë shumë të lumtur. Si pasojë e sfidave që ka kaluar ajo e cilëson 2023-shin si një vit të vështirë, mes sfidave, depresionit e ankthit.

“Shpirti im, më fal që ky vit nuk ka qenë i mirë për mua. Mami ka qëndruar më shumë e mërzitur e me dhimbje dhe shumë herë kam harruar se si të buzëqesh.Por ti shpirti im më jep arsye çdo ditë që unë të luftoj e të të qëndroj afër. Dua vetëm të ta shoh fytyrën, të ta ndjejë aromën, biles ka 1 vit që unë flej shumë pak pasi giysmën tjetër të natës e kaloj duke ta parë çdo milimetër të fytyrës tënde dhe duke shtuar lutjet tek Allahu I Madhëruar. Vetëm Zoti i Madh e ka në dorë shërimin e çdo dhimbje, largimin e çdo mërzitje dhe depresioni e ankthi që ta zen frymën dhe tek Ai mbështetemi.”– ka shkruar ajo, duke mos dhënë më shumë detaje./vizionplus.tv

Read Entire Article