Zëvendëspresidentja e SHBA-ve, Kamala Harris ka mbajtur fjalimin e saj të parë që pas tërheqjes së Joe Biden nga gara për president.
Biden ia kaloi stafetën Harris-it pas kritikave të shumta nga demokratët, që i kërkuan të tërhiqej nga gara.
Lexo edhe :
Related Posts
Harris e filloi fjalimin e saj duke folur për Biden dhe tha se arritjet e tij janë ‘të pakrahasueshme në historinë moderne’
“Presidenti ynë, Joe Biden, donte të ishte këtu sot. Ai po ndihet shumë më mirë dhe po shërohet shpejt dhe mezi pret të kthehet në fusharë. Dhe doja të them disa fjalë për presidentin tonë. Trashëgimia e arritjeve të Joe Biden gjatë tre viteve të fundit është e pakrahasueshme në historinë moderne”, tha Harris, duke marrë duartrokitje nga turma.
“Në një mandat, ai tashmë ka tejkaluar trashëgiminë e shumicës së presidentëve që kanë shërbyer dy mandate në detyrë. Dhe unë fillimisht e njoha presidentin Biden përmes djalit të tij Beau. Ne punuam së bashku si prokurorë të përgjithshëm në shtetet tona dhe në atë kohë, Beau më tregonte shpesh histori për babain e tij”, vazhdoi ajo.
Harris më pas vazhdoi të festojë me atletët e mbledhur në Shtëpinë e Bardhë.
Ajo nuk ka folur kandidaturën e saj. Por pa dyshim, komentet e saj për presidentin ishin një shenjë e vendimit të tij për t’u larguar në fushatën presidenciale.
Më pas Harris pritet të shkojë në Delaware për t’u takuar me stafin e fushatës. /vizionplus.tv