7.2 tonë drogë janë zbuluar nga ushtria e Meksikës.
Një aksion si nëpër filma është zhvilluar në mes të Oqeanit Paqësor. Sipas mediave të huaja, 5.6 tonë kokainë u zbuluan në tre motobarka të ndryshme, ku si pasojë u arrestuan 15 persona.
Në vazhdim të operacionit, u kapën edhe 1.6 tonë drogë pranë qytetit bregdetar të Lazaro Cardenas në shtetin Michoacan
Pamjet e mundësuara nga një helikopter i forcave detare tregojnë një ndjekje me shpejtësi të lartë në mes të detit në jugperëndim të qytetit të Manzanillo. /vizionplus.tv