Kapen qindra doza LSD, si i riu siguroi drogën e rrezikshme, blihet për vetëm 3 mijë lekë

1 week ago 25
Reklamë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 20-vjeçar, të cilit iu gjetën qindra doza lëndë narkotike, të njohura si LSD.

Gjatë kontrollit të banesës së Erdi Kurtit, policia gjeti sasinë e lëndës narkotike, e cila do të tregtohej ilegalisht.

Çfarë është LSD dhe si gjen treg në Shqipëri?

Antidroga e Tiranës mësohet se sekuestroi 250 doza të lëndës narkotike LSD, të cilat i riu do t’i shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

Një dozë LSD, e cila hynë listën e drogave më të rrezikshme sintetike, kushton vetëm 30 euro, por pasojat në organizëm i ka të rënda.

Edhe kësaj here lënda narkotike erdhi me postë në territorin e vendit tonë dhe dyshohet për bashkëpunëtorë të tjerë që po hetohen. Vendi i origjinës ishte nga Serbia./vizionplus.tv

Read Entire Article